Connect with us

Kosovë

Aksident në Bajincë të Istogut, lëndohen pesë persona

Publikuar

Një aksident ka ndodhur në fshatin Bajincë të Istogut.

Si pasojë pesë persona kanë marrë lëndime trupore.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.

“Sot në mesditë rreth orës 12:20 Policia e Kosovës është informuar për një aksident në fshatin Bajincë të Istogut. Në këtë aksident kanë qenë të involvuara dy vetura, dhe si pasojë e aksidentit, ekipi mjekësor ka konstatuar se 5 persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Rugova.

“Sipas ekipit mjekësor, lëndimet e pesë personave janë të lehta”- shtoi Rugova.

NA NDIQ NË FACEBOOK