Connect with us

Kosovë

AKP miraton transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim SHAL 53

Publikuar

Bordi i Drejtorëve të Agjencisë Kosovare të Privatizimit mbajti mbledhjen e tij të rregullt ku diskutoi dhe mori vendime të rëndësishme për procesin e privatizimit dhe të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në përputhje me mandatin e vet ligjor.

Siç njofton AKP-ja përmes një komunikate për media, në këtë takim Drejtori Menaxhues i  AKP-së, Valon Tolaj  në kuadër të raportimit lidhur me zhvillimet dhe aktivitetet e AKP-së, informoi Bordin gjithashtu me të arriturat kryesore  të  AKP-së gjatë vitit 2019 performancën e rritur të AKP-së si në aspektin financiar ashtu edhe administrativë.

“Në këtë mbledhje Bordi i Drejtorëve shqyrtoi dhe miratoi  transaksionet nga shitja e aseteve në likuidim SHAL 53”, theksohet në komunikatë. /Periskopi/