Connect with us

Kosovë

Akademia e Shkencave: U dëshpëruan nga testi PISA, kërkojmë përgjegjësi

Publikuar

Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës ka reaguar për rezultatet e Kosovës në testin PISA duke i quajtur dëshpëruese, shkruan Periskopi.

ASHAK thotë se edhe më dëshpërues është mos reagimi i institucioneve përgjegjëse.

Akademia shkruan se arsimi është një nga dështimet më të mëdha të vendit dhe se kriza e tij është më e madhja e shoqërisë.

“Nxënia e dijeve nuk është dështimi i vetëm në arsim, ai është një segment i dukshëm i afishuar në një mënyrë të tillë, që na bën me dije se Kosova është e përfshirë prej shumë vitesh në një krizë të mësimit dhe të dijes, e cila si shtet dhe si komb na lë pa të ardhme”, thuhet në njoftim.

Sipas Akademisë testi i PISA’s nga institucionet tona nuk duhet të shihet si indikator jo i rëndësishme për gjendjen në arsim.

“Testi i PISA-s nuk është dhe nuk mund të merret si komponentë artificiale e arsimit, siç pretendojnë institucionet tona. Ai është një indikator që tregon një gjendje dhe nuk është asnjëherë qëllim i vetvetes, që flet qartë se ka ardhur koha për të marrë përgjegjësi, ngase kjo krizë nuk e amniston askënd”.

Ndryshe të martën janë publikuar rezultate e testit të PISA’s, ku Kosova u radhit e treta nga fundi./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK