Connect with us

Kosovë

Ahmeti thotë se shkollat e Prishtinës janë të hapura për nxënësit nga Shqipëria

Publikuar

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët e larguar nga Shqipëria e që j ndodhen në Kosovë për strehim.

Këtë njoftim Ahmeti e ka bërë përmes Facebook-ut, duke thënë se për detaje të tjera së shpejti do të informojë Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës.

“Shkollat e Prishtinës janë të hapura për të gjithë fëmijët të larguar nga Shqipëria për shkak të tërmetit, e të strehuar në Prishtinë. Së shpejti, Drejtoria e Arsimit do ti tregoj detajet e lajmërimit, sistemimit dhe indkuadrimit të fëmijëve që mos të humbin orë të mësimit”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ndonëse nuk dihet numri i saktë i të strehuarve nga Shqipëria në Kosovë, megjithatë disa media në vend kanë raportuar se janë rreth  2 mijë familje.

51 persona deri tani kanë humbur jetën nga aksidenti i fuqishëm, ndërsa mbi 760 janë të lënduar./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK