Lajme
Ahmeti: Nxënësit nga Shqipëria mund ta ndjekin mësimin në shkollat e Prishtinës

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti, ka njoftuar se së shpejti nxënësit nga Shqipëria mund ta ndjekin mësimin në shkollat e kryeqytetit.
Ahmeti theksoi se kjo po bëhet në mënyrë që këta nxënës të mos i humbin orët e mësimit.
Detajet për mënyrën e sistemimit dhe inkuadrimit të fëmijëve, do të bëhen të ditura me kohë nga Drejtoria Komunale e Arsimit, shkruan në njoftimin e Shpend Ahmetit përcjellë Klan Kosova.


















