Connect with us

Kosovë

Agim Veliu: E kemi gjetur emrin për President dhe s’heqim dorë nga ky post

Publikuar

Nënkryetari i LDK-së Agim Veliu ka thënë sot se posti i presidentit i takon këtij subjekti, duke iu referuar negociatave të cilat po i zhvillojnë me VV-në për arritje të koalicionit bashkëqeverisës.

Megjithatë ai ka pranuar se për këtë post e kanë gjetur edhe emrin, njofton Klan Kosova.

Veliu u shpreh se lidhur me këtë për sot ende nuk është caktuar ndonjë takim mes këtyre dy subjekteve.

Ai këto deklarata i dha sot gjatë homazheve tek varri i Presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, me rastin e shënimit të 30 vjetorit të themelimit të LDK-së.

Për homazhe sot nuk janë parë gjenerata e re e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

NA NDIQ NË FACEBOOK