Connect with us

Kosovë

Abrashi për koalicionin me VV’në: Nuk ka barrikadim, koalicioni i shpresës do të bëhet

Publikuar

Anëtari i LDK’së, Arban Abrashi ka thënë se nuk ka barrikadim për arritjen e marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së, shkruan Periskopi.

“Nuk ka të bëjë më barrikadim me 6 tetor është vendos për koalicion i cili do të jetë koalicion i shpresës dhe duhet të ndërtohet në baza të shëndetshme në mes të partnerëve”, ka thënë ai në Klan Kosova.

Abrashi ka treguar se në mbledhjen e Këshillit të LDK’së është biseduar se pse duhet t’i takojë LDK’së pozita e presidentit.

Tutje ai ka thënë se me ndarjen e njejtë të pozitave udhëheqëse atëherë partitë kontrollojnë njëra-tjetrën dhe kështu të formohen institucionet e vendit.

Sipas Abrashit ‘fituesi është ai që bën kompromise’, duke aluduar që VV duhet të lëshoj pe.

Gjithashtu për intervistën e Albin Kurtit në emisonin ‘Jeta në Kosovë’, Abrashi ka thënë se nuk i ka pëlqyer gjuha e trupit e Albin Kurtit dhe se ai ka treguar detajet të takimit me Isa Mustafën duke thënë se kjo nuk është hera e parë që bëhet nga anëtarët e VV’së./Periskopi/

 

NA NDIQ NË FACEBOOK