Connect with us

Kosovë

Abdixhiku thotë se presidenti ishte pjesë e marrëveshjes paraprake me VV’në

Publikuar

Lumir Abdixhiku nga LDK sonte në Rubikon ka thënë se çështja e presidentit ishte pjesë e marrëveshjes paraprake me Vetëvendosjen, transmeton Periskopi.

‘’Ka qenë marrëveshje që cështjet e pozitave të diskutohen mes liderëve. Nuk është diskutuar në detaje se si do të diskutohet presidenti tash. Askush sduhet të cuditet pse dy parti diskutojnë për presidentin e vendit. S’po flasim për avokatin e popullit’’, ka thënë Abdixhiku.

Ka një draft por nuk është diskutuar, ka qenë kapitull, pikë e një dokumenti”

Tutje ai ka përsëritur se nëse dëshiron edhe LDK, mund t’i ndërrojnë kërkesat për pozita.

‘’Nëse pala tjetër na jep këtëë ofertë, ejani ta ndërrojmë’’, ka thënë ai./PERISKOPI/