Kosovë
A po bëhet Holanda një narko-shtet?

Vrasja e një avokati të shquar ka shokuar Holandën dhe ngritur pyetje lidhur me tregtinë e drogës dhe shoqërinë.
“Patjetër që kemi karakteristikat e një narkotrafiku,” rrëfen Jan Struijs, drejtori i unionit më të madh të policisë holandeze.
“Sigurisht që nuk jemi Meksikë. Ne nuk kemi 14.400 vrasje. Por nëse shikoni infrastrukturën, paratë e mëdha të fituara nga krimi i organizuar, ekonomia paralele, po, kemi një shtet narkotik”, shkruan BBC.
Vrasja e Derk Wiersum shkatërroi një koncept të gabuar atje, që kartelet e drogës vriten vetëm ndërmjet vete. Një baba i dy fëmijëve, 44 vjeç, u qëllua për vdekje para gruas së tij jashtë shtëpisë së tyre në Amsterdam në shtator.
‘Kjo duhet të na frikësojë’, shtoi drejtori i policisë.
Ëiersum ishte avokati i një dëshmitari të prokurorisë, e cila kishte hapur një rast kundër dy personave më të kërkuar të Holandës.
Vrasja e tij në mes të ditës, u pa si sulm ndaj shoqërisë sicile, demokracisë dhe sundimit të ligjit, përcjell Periskopi.




















