Connect with us

Kosovë

A është ky bredhi më i çuditshëm që keni parë ndonjëherë? (Foto)

Publikuar

Aeroporti Vilnius në Lituani ka dekoruar në mënyrë mjaftë të çuditshme pemën e Vitit të Ri.

Për dekorimin e saj u desh më shumë se një javë kohë dhe gjatësia e së cilës është 1.5 metra e gjatë.

Si elementë ‘dekorues’ janë përdorur thika, cigare, çakmakë, plumba, armë e gjësende të  tjera të cilat u janë konfiskuar pasagjerëve në aeroport.

“Qëllimi është të dërgojmë një mesazh edukativ për rëndësinë e sigurisë së aviacionit,” tha një zëdhënës nga Aeroporti Vilnius, shkruan BBC.

“Pra, nëse nuk doni që  gjërat tuaja personale, por që janë të ndaluara, të vendosen në pemën e Krishtlindjes të vitit të ardhshëm, më mirë kontrolloni mirë bagazhet tuaja para se t’i paketoni gjërat për fluturimin e ardhshëm’, shtoi ai, përcjell Periskopi.

NA NDIQ NË FACEBOOK