Connect with us

Sport

A e dini historinë e Super Topit të Artë, çmimit që e ka fituar vetëm një futbollist

Publikuar

I pari që mori këtë çmim ishte legjendari Sir Stanley Mathhwes, ndërsa Lionel Messi sot është futbollisti që e ka fituar më së shumti këtë trofe, gjashtë herë.

Futbollisti i parë jo evropian që fitoi Topin e Artë, ishte George Weah, në vitin 1995.

Por a e dini që në vitin 1989 është dhënë edhe Super Topi i Artë.

Ky çmim është dhënë vetëm një herë nga France Football, dhe atë e ka fituar Alfredo Di Stefano.

Ishte 26 dhjetori i vitit 1989, saktësisht 30 vjet më parë kur Di Stefano mori këtë çmim të veçantë.

Ky çmim ishte dhuruar në 30 vjetorin e Topit të Artë, dhe France Football vendosi të zgjedh Di Stefanon, i cili në garën për të mposhti Johan Cruyff dhe Michael Platini./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK