Connect with us

Kosovë

A do të takohen sot Kurti-Mustafa, flasin nga Vetëvendosje

Publikuar

Ende nuk është caktuar koha dhe vendi për takimin e radhës mes liderit të Vetëvendosjes dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, anipse mbrëmë u proklamua se do të ketë një takim mes Isa Mustafës e Albin Kurtit, shkruan Periskopi.

Në media u hodhën dyshime se takimi u anulua për shkak të disa deklaratave të bëra mbrëmë nga nënkryetari i VV’së, Glauk Konjufca i cili ka thënë se ‘marrëveshja për koalicion nuk u lidh sepse LDK e kushtëzoi marrëveshjen me pozitën e Presidentit’.

E në Vetëvendosje nuk janë në dijeni nëse do të ketë takim Kurti-Mustafa gjatë ditës së sotme.

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka, i ka thënë Periskopit se nuk ka ndonjë informatë nëse do të takohen Kurti-Mustafa.

“Ende nuk kam ndonjë info nëse do të ketë takim”, ka thënë ai.

Ndryshe, LDK-ja dhe VV-ja nuk arritën të finalizojnë marrëveshjen për bashkëqeverisje, e cila ishte planifikuar të nënshkruhet të hënën që shkoi. Shkak për mos arritjen e kësaj marrëveshje është bërë ndarja e posteve, me theks të veçantë, Ministria e Punëve të Brendshme, ministri kjo të cilën e duan të dyja partitë ta kenë nën udhëheqje. /Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK