Connect with us

Kulturë

4 ditë më parë humbi babain/ Dojna Mema bën dedikimin prekës për të atin e ndjerë

Publikuar

4 ditë më parë moderatorja e dashur e ekranit Dojna Mema ka humbur njeriun më të shtrenjtë për të , babain. E përpos kësaj humbje të madhe ajo ka gjetur kurajon të rikthehet në ekran me emisionin “Pop Culture.”

E veshur me të zeza, ajo kishte zgjedhur një mënyrë mjaft prekëse për të rikujtuar të atin e ndjerë, duke luajtur në piano, një talent që jo gjithkush e dinte për Dojnën. Moderatorja u shpreh se as babai i saj s’do të donte të hiqte dorë nga puna e saj:

“Me buzëqeshje do të më thoshte: ‘Të dua të fortë bab, ti nuk thyhesh para asgjëje, sot në ‘Pop Culture’ do të jem për të, sot e në vazhdim do të bëj gjithçka me një shtysë më shumë. Këtë ia dedikoj tim eti dhë të gjithë juve që ju pëlqen muzika e shpirtit”, u shpreh Dojna para se të luante në pjano një muzike tepër emocionale.

Për më tepër shihni galerinë e mëposhtme./ CNA.al

 

View this post on Instagram

@pop_culture_tch @topchannelalbania

A post shared by Dojna Mema (@dojnamema) on