Kosovë
1 orë takim Kurti-Mustafa, nuk ka marrëveshje

Krerët e dy partive që po synojnë të krijojnë koalicionin qeverisës kanë zhvilluar një takim përreth 1 orë, por se si duket nuk rezultat.
Kjo pasiqë Isa Mustafa , kryetar i LDK-së dhe Albin Kurti i LVV-së kanë thënë se nuk kanë çfarë të deklarojnë dhe se po shkojnë pauzë 40 minutëshe.
““Nuk kemi çka deklarojmë, bisedimet vazhdojnë kemi një pauzë gjysmë orë, 40 minuta”, u bë e ditur nga lideri i VV-së dhe LDK-së.
Derisa dy partitë momentalisht kanë në Kuvend të Kosovës edhe nënkryetarët e anëtarë të tjerë me të cilët si duket do të konsultohen Kurti dhe Mustafa.
Kujtojmë se për sot (e hënë) nga të dy partitë ishte paralajmëruar se sot do të finalizohet marrëveshja për bashkëqeverisje.
Para fillimit të takimit kryetari i LVV-së ka deklaruar se ‘shpreson në nënshkrimin e marrëveshjes me LDK-në’./Periskopi/






















