Sport
Sigal Prishtina deklason Trepçën

Mysafirët dominuan në fushë në tre çerekët e ndeshjes, derisa atë të katërtin, njëherësh i fundit, e fituan vendësit, por pa mundur të bëjnë kthim në rezultat.
Te skuadra vendëse u dallua Malik Irwin me 19 pikë e 9 kërcime dhe Besnik Azemi me 14 pikë, derisa te Sigal Prishtina më të mirët ishin Divine Myles me 20 pikë, Fahro Alihoxhiq me 19.
Në ndeshjen tjetër Golden Eagle Ylli ka fituar kundër Ponte Prizrenit me rezultat 94:86 (17:23, 30:20, 25:27, 22:16).
Te Golden Eagle Ylli u dalluan Samir Zekiqi me 29 pikë e 11 kërcime, Jameel McKay me 21 pikë e 12 kërcime dhe Altin Morina me 18 pikë, kurse te Ponte Prizreni u dalluan Malcom Canada me 30 pikë dhe Urim Zenelaj me 18 pikë dhe 21 kërcime.
Dje, Bashkimi ka mundur Pejën me rezultat 75:67 në derbin e javës së 16-të në Superligën e Kosovës në basketboll, ndërsa Feronikeli ka mposhtur në udhëtim Lipjanin me rezultat 59:112.
Rahoveci dhe Bahskimi prijnë në tabelë me nga 25 pikë, pasuar nga Sigal Prishtina dhe, Golden Eagle Ylli dhe Ponte Prizreni me nga 23 pikë. /Lajmi.net/






















