Sport
Refuzohet ankesa e Tottenham, Son pezullohet me tri ndeshje

Organi disiplinor i Premier Ligës ka refuzuar ankesën e Spurs për të përjashtuar futbollistin korean, kështu që sulmuesi i krahut të skuadrës së Jose Mourinho do të ketë kohë të lirë rreth Vitit të Ri.
Son në duelin kundër Chelsea kishte goditur mbrojtësin e ‘bluve’ Antoni Rudiger dhe pas shikimit të VAR-it, ai u përjashtua nga takimi.
Ky ishte kartoni i dytë direkt për Son këtë sezon, pasi herën e kaluar ai “u skuq” kundër Everton në “Goodison Park” pas ndërhyrjes së ashpër ndaj Andrea Gomes.
Vetëm disa ditë pas incidentit, futbollisti korean u lirua nga pezullimi pasi ndërhyrja e tij nuk ishte e qëllimshme.





















