Sport
ZYRTARE: Maradona shkarkohet pas vetëm 72 ditëve te Gimnasia

Ikona argjentinase mori përsipër skuadrën e Superligës në shtator të këtij viti në një marrëveshje që supozohej të shkonte deri në fund të sezonit.
Por Gimnasia ka fituar vetëm tre ndeshje që nga ardhja e ish-heroit të Napolit, Barcelonës dhe Boca Juniors dhe janë tre vende më lartë se pozita e fundit pas 13 ndeshjeve, transmeton lajmi.net.
Megjithë fitoren e tyre 3-0 ndaj Aldosivi në ndeshjen e tyre të fundit, presioni po rritej ndaj Maradona mes formës së tmerrshme të skuadrës së tij, me presidentin e klubit Gabriel Pellegrino gjithashtu që rrezikohej.
Raportet sugjeruan se trajneri mund të vazhdonte rrugën e tij, por ai këmbënguli se ai do të mbetej në krye nëse Pellegrino do të qëndronte në këtë klub.
Pellegrino, megjithëkëtë, ka vendosur të mos kandidojë për rizgjedhje si president i Gimnasia dhe ai konfirmoi të martën se 59-vjeçari dhe ekipi i tij trajnues janë larguar nga klubi. /Lajmi.net/





















