Sport
ZYRTARE: Granit Xhakës i merret shiriti i kapitenit te Arsenal

Mesfushorit të Kombëtares së Zvicrës i është hequr shiriti i kapitenit nga trajneri Unai Emery.
Është trajneri spanjoll që ka konfirmuar heqjen e shiritit të kapitenit nga Granit Xhaka.
Xhaka ishte përfshirë në një incident me tifozët në barazimin 2:2 të Arsenal kundër Crystal Palace në ‘Emirates Stadium’.
Kapiten i ri i Arsenalit do të jetë sulmuesi Pierre Emerick Aubameyang./Lajmi.net/






















