Connect with us

Sport

ZYRTARE: Cuadrado rinovon me Juventus

Publikuar

Bisedimet mes yllit kolumbian, Cuadrado dhe skuadrës së Juventus kanë përfunduar me sukses, shkruan lajmi.net.

Cuadrado ka nënshkruar kontratën e re me Juventus, duke marrë kështu një vendim të madh për të ardhmen e tij.

Kolumbiani do të jetë pjesë e ‘Biankoneri’ deri në vitin 2022, dhe për këtë është shprehur shumë i lumtur.

Cuadrado ka gjetur hapësirat e tij në formacionin e Maurizio Sarri, ku shpeshherë është aktivizuar si mbrojtës krahu. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK