OP / ED
Zotëri president, po ne të tjerët?!

Shkruan: Belkis Latifi
Jemi dëshmitarë se si viteve të fundit po përballemi me ikjen masive të shqiptarëve [madje edhe popujt e tjerë të ballkanit] në perendim, e posaçërisht shtresa e të rinjëve. Vetëm pesë vitet e fundit, Maqedoninë e Veriut, Kosovën dhe Shqipërinë e lëshuan me qindëra mijëra shtetas. Shifra jashtëzakonisht alarmuese.
Nuk po zgjerohem në faktorët të cilët çojnë të rinjët tanë deri në marjen e këtij vendimi relevant jetësorë [edhepse kjo tanimë ka marrë përmasa të një trendi] dhe kohëve të fundit shpeshëherë ikja nuk bëhet për gjërat elementare jetësore, porse për një standard më të mirë jetese.
Deklarata e djeshme e presidentit ishte: “Nëse nuk isha president do të isha larguar nga Maqedonia e Veriut.”
Deklaratë tendencioze, e sinqertë apo realitet ? Themi: Zotëri president: Mos vallë n’a aludoni se edhe ne të cilët ballafaqohemi për çdo ditë me sfida dhe peripeci të ndryshme në këtë shtet, duhet marrë një vendim të tillë, pra vendimin për t’u larguar, apo solidarizoheni me ata që morën një vendim të tillë ? P’a dashur t’i interpretojë fjalët e Juaja me pretekstin e tyre, edhepse j’u në një mënyrë n’a treguat se ku duhet t’a shohim ardhmërinë tonë, j’u pyesim se çfarë të veprojmë tani ne të tjerët me 400 eurot që përmendët ? Çfarë të veprojmë ne të tjerët që nuk jemi: presidenta, kryeministra, ministra, deputetë e drejtorë ? Të largohemi apo të qëndrojmë ? Nëse duam të qëndrojmë, cili do të ishte plani ynë për të mbijetuar në këto rrethana dhe katrahurë ? Të ikim të gjithë ? A do të ishte ky solucion i saktë ?
Përgjigje s’mund të ketë as nga Ju, e aq më pak nga ndokush tjetër. Por, edhe përskaj të gjitha vështirësive, dhe sprovave që ne hasim për çdo ditë, ne si të rinj do të qëndrojmë stoik duke u përballuar me to, duke mos u dorëzuar dhe gjithëherë duke u përpjekur për të përmirësuar aq sa mundemi, gjithëmonë me kontribut permanent për ndryshimin e kësaj gjendjeje. Ju do të ishi larguar, por ne nuk po largohemi. Do të qëndrojmë këtu edhe me ato 400 euro, vetëm e vetëm për faktin që e duam këtë vend, e duam këtë tokë dhe e mira materiale dhe standardi më i mirë i jetesës nuk është për ne më prioritar se sa dashuria për t’a parë këtë vend teksa lulëzon. Eh shpresa, gjithëmonë do të vdes e fundit.





















