Sport
Zidane: E di që ky lojtar i PSG-së ëndërron të luajë për Real Madridin

Mbappe ka shënuar 33 gola në 29 ndeshje në Ligue 1 për PSG në sezonin 2018-19.
Ish nënkryetari i Monacos, Vadim Vasilyev këtë javë ka zbuluar se fituesi i Kupës së Botës me Francën i ka thënë se po transferohet në kryeqytetin francez, sepse ishte shumë herët që ai të bënte një kalim në ‘Santiago Bernabeu’.
“Nuk e di, është lojtari që vendos”, është përgjigjur Zidane në pyetjen e gazetarëve nëse mendon se Mbappe dëshiron të luajë për Real Madridin.

“Në këtë moment ai luan për PSG-në, do të shohim në të ardhmen nëse kjo do të ndryshojë. E di që ai gjithmonë ka thënë se ëndërron të luajë për Real Madridin”./Lajmi.net/





















