Connect with us

Lajme

Ziadin Sela: Janë zbuluar prona të funksionerëve të BDI-së në Gjirin e Lalzit

Publikuar

Ziadin Sela, është duke diskutuar për ngjarjet e fundit politike në mediumin kosovar T7.

Nga aty, lideri i Aleancës për Shqiptarët ka hedhur kritika të shumta ndaj keqqeverisjes që po i bëhet shqiptarëve nga ana e BDI-së.

Gjithashtu Sela, ka dhënë dhe një deklaratë të fortë, duke thënë që posedon informacione se si funkionarët e BDI-së, duke keqpërdorur pushtetin, kanë arritur të kenë prona private në Gjirin e Lalzit.

Sipas Selës, këto prona, janë bërë në procedurë të dyshimtë, dhe ai kërkon që shteti i Shqipërisë të merr masa duke e pastruar skenën politike nga persona të tillë.