Kulturë
Zbulohen shifrat “tronditëse”, ja sa paguhen këngëtarët shqiptarë

Prej vitesh është përfolur se këngëtaret shqiptarë paguhen me shifra të frikshme për koncertet e tyre të përditshme në shumë vende të Shqipërisë dhe jo vetëm.
Sipas “Monitor“, fitimet e tyre për një koncert kapin shifra të mëdha dhe kete e ka zbuluar një nga ish-menaxherët e disa këngëtarëve, Drin Zatriqi i cili ka dalë hapur me një status në rrjetin e tij social, Facebook, duke thënë se me qeverinë e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, transmeton CNA.al
“Me qeverine e re duhet të rregullohet edhe tatimi i estradës, tashmë industria e muzikës është milioneshe, dhe çmimet nga 100 deri ne 10.000 e 15.000 euro e me shumë për koncert duhet të paguajnë tatime, në të kundertën duhet të denohen me dënime të majme, dhe konfiskim të pasaportave, nese ju ikin atyre si deri me tani! Si nëpër klube të natës po ashtu edhe në dasma dhe çdo paraqitje tjetër me pagesë!Ai sqaron se çmimet janë edhe më të larta tek disa prej artisteve, por ato janë pasqyruar me mesatare.”
Çmimet për disa artistë për koncert:
Tayna 8.000 – 12.000 euro
Ledri Vula 8.000- 10.000 euro
Capital T 6.000 – 8.000 euro
Ghetto Geasy 6.000 – 8.000 euro
Butrint Imeri – 6.000 – 7.000 euro
Dhurata Dora 6.000-7.000 euro
Noizy 6.000 – 8.000 euro
Dafina Zeqiri 4.000 – 6.000 euro
PINT 4.000 – 6.000 euro
Meda: 6.000 – 7.000 euro
Labi – 5.000 euro
Sinani – 5.000 euro
Dani – 5.000 euro
Fero 3.000 – 4.000 euro
Rina 3.000 – 4.000 euro
Gjiko 3.000 – 4.000 euro.






















