Sport
Zbulohen rezultatet: Ortiz po fitonte duelin deri në kohën kur u nokautua nga Wilder

Një goditje e fuqishme me të djathtën ishte e papërballueshme për Ortiz, i cili deri në atë moment po fitonte duelin.
Në gjashtë raundet e para, sfiduesi për titullin ishte duke avancuar nga rezultatet e të tre anëtarëve të jurisë, përcjell lajmi.net.
56-58, 55-59, dhe 55-59 shënonin rezultatet e jurisë pas gjashtë raundeve, në favor të Ortiz.
Duket se Luis ka qenë shumë më mirë se Deontay Wilder, deri sa ky i fundit lëshoi të djathtën e papërmbajtshme.
E njëjta gjë me Wilder ndodhte edhe kundër Fury, kur humbte duelin me pikë, por shpëtonte rripin e kampionit me një nokaut në raundin e fundit, për të siguruar barazim. /Lajmi.net/





















