Sport
Zaniolo do të refuzojë Man Utd për të qëndruar tek Roma

Zaniolo së fundmi është shprehur se është i lumtur në kryeqytetin e Italisë, përkundër zërave që e lidhin me një kalim të mundshëm në Premierligë.
Gjigantët anglez, Manchester United, janë skuadra që kanë shprehur interesim për shërbimet e lojtarit italian, kontrata e së cilin skadon në vitin 2024.
Por, ‘Goal’ shkruan se Zaniolo do të refuzojë ofertën e Man United, për të vazhduar rrugëtimin me romakët.
20 vjeçari iu bashkua Romës sezonin e kaluar dhe ka pasur paraqitje spektakolare, duke fituar edhe ftesën me Kombëtaren e Italisë, ku së fundmi ka gjetur edhe golin.
Zaniolo shihet si një nga talentët më premtues në futbollin italian. Roma do të bëjë gjithçka për ta mbajtur në skuadër. /Lajmi.net/






















