Connect with us

Sport

Ylli i Tottenham tregon gjendjen e Son: Është i shkatërruar

Publikuar

Incidenti ndodhi në minutën e 77-të me miqtë që ishin në avantazh 0-1, dhe rezultoi në një karton të kuq për koreano-jugorin pasi lojtarët u tronditën kur panë thyerjen e këmbës së Gomes.

Son bëri një ndërhyrje në mesfushë, ndërsa kërkoi të fitonte topin, por nuk arriti të kontaktojë me topin, duke ndërhyrë në kundërshtarin, përcjell lajmi.net.

“Nuk doja të shikoja shumë atë që ndodhi me Gomes. E tëra çfarë mund të bëj është t’i dërgoj atij urimet më të mira dhe t’i uroj një shërim të shpejtë”.

“Son është shkatërruar, ai është në lot, por nuk është faji i tij. Ai është një nga njerëzit më të bukur që do të dëshironit të takonit dhe ai nuk është aspak ashtu”.

“Ai nuk mund të ngre kokën lart. Ai po qan aq shumë në dhomën e zhveshjes”, zbuloi anglezi. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK