Sport
Ylli i Real Madridit transferohet te Roma

Sulmuesi spanjoll, Mariano Diaz, mund të largohet nga Real Madrid, për të vazhduar karrierën në Serie A.
Diaz nuk ka arritur të bind trajnerin Zinedine Zidane pas kthimit të dytë në ‘Santiago Bernabeu’, përcjell lajmi.net.
Lajmin për interesimin e Romës për Diaz, e ka konfirmuar media italiane Correo dello Sport, përcjell lajmi.net.
Real Madrid do të pranonte largimin e Diaz, nëse Roma paguan së paku 20 milionë euro./Lajmi.net/






















