Connect with us

Sport

Wilder – Ortiz: Kur fillon meçi? Sa do të fitojnë boksierët? Ku zhvillohet dueli?

Publikuar

Ky do të jetë dueli i dytë i tyre, pasi të parin e fitonte Wilder, por jo me aq lehtës, edhe pse me nokaut teknik pas 10 raundeve.

Mega-meçi do të zhvillohet në ‘MGM Arena’ të Las Vegas, me fillim nga ora 04:00 (sipas orës sonë), përcjell lajmi.net.

ESPN raporton se Wilder nga kjo përballje do të fitojë 2.7 milionë euro, për dallim nga Ortizi që do të marrë vetëm 1.7 milionë.

Mirëpo, fitimet nuk do të ndalen me kaq, të drejtat e marketingut dhe ato televizive do të bëjnë që amerikani t’i fitojë 18 milionë euro për dallim nga kubanezi që do t’i marrë 6.3 milionë.

Mbetet të shihet nëse Wilder do të arrijë që ta mbrojë titullin e tij të WBC për herë të dytë kundër Luis Ortiz. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK