Sport
Wilder mbron titullin e WBC për herë të 10-të: Këta janë kundërshtarët që ka mposhtur

Kategoria e rëndë në boks njeh vetëm një kampion të WBC (World Boxing Council World Heavy Title) që nga viti 2015.
Ishte 17 janari i vitit 2015 kur Wilder sfidonte Bermane Stiverne për titullin e WBC, dhe arriti të dilte fitues, për të mos e lëshuar më këtë titull nga dora.
Që atëherë, ai ka zhvilluar edhe 10 meçe, por asnjëherë nuk kishte dikë të aftë përballë që t’i fitonte këtë rrip.
Më poshtë lajmi.net ua përcjell emrat e boksierëve që sfiduan Wilder, dhe dështuan të marrin titullin e WBC.
Eric Molina (13/06/2015)
Johann Duhaupas (26/09/2015)
Artur Szpilka (16/01/2016)
Chris Arreola (16/07/2016)
Gerald Washington (25/02/2017)
Bermane Stiverne (04/11/2017)
Luis Ortiz (03/03/2018)
Tyson Fury (01/12/2018) barazim
Dominic Breazeale (18/05/2019)
Luis Ortiz (23/11/2019)
Dueli i radhës i Deontay Wilder pritet të jetë kundër Tyson Fury, në muajin shkurt të vitit të ri që po afron. /Lajmi.net/






















