Connect with us

Lajme

Vuçiq telefonon Ramën dhe Zaevin

Publikuar

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, ka zhvilluar biseda telefonike me kryeministrin shqiptar, Edi Ramën, dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaevin.

Vuçiq në llogarinë e tij në Instagram ka bërë të ditur se përmes telefonit kanë biseduar lidhur me përgatitjet për takimin e dytë trepalësh në Ohër, në të cilin ata duhet të vazhdojnë bisedimet për krijimin e një “mini Shengeni” midis tre vendeve, njofton Klan Kosova.

“Një bisedë e shkëlqyer me Edi Ramën dhe Zoran Zaevin përpara samitit të rëndësishëm në Ohër më 9 nëntor”.

 

View this post on Instagram

 

“Odličan konferencijski razgovor sa @ediramaal i @zoranzaev uoči važnog samita u Ohridu 9.novembra.”

A post shared by Aleksandar Vučić (@buducnostsrbijeav) on Nov 4, 2019 at 3:23am PST

klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK