Connect with us

Lajme

Vritet një 43 vjeçar në Shkodër

Publikuar

Një person është vrarë sot në Shkodër dhe bëhet fjalë për 43 vjeçar me inicialet Gj.K.

Policia bën me dije se është nisur në drejtim të vendngjarjes, por deri më tani rrethanat janë të paqarta.

“Me datë 06.11.2019, rreth orës 11:40, në fshatin Sumë, Njësia Administrative Pult, Shkodër,  në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri shtetasi Gj. K. 43 vjeç, i cili ka ndërruar jetë. Në drejtim të vendngjarjes janë nisur  shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, thuhet në njoftimin e policisë, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.