Connect with us

Lajme

Vlorë/ Sherr mes të rinjve për një vajzë, 18-vjeçarja humb ndjenjat (VIDEO)

Publikuar

Një sherr mes disa adoleshentëve ka ndodhur në orët e pasdites së sotme në zonën e Skelës, në Vlorë. Sipas informacioneve paraprake, sherri mes të rinjve ka ndodhur për një vajzë.

Mësohet se një 18-vjeçare ka humbur ndjenjat nga sherri i bashkëmoshatarëve.

Gjendja e saj shëndetësore ende nuk dihet por mësohet se ajo u dërgua me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore.

Siç shihet dhe në pamjet më poshtë, duket ambulanca e cila mbërrin në vendngjarje dhe merr vajzën e cila ka humbur ndjenjat.

NA NDIQ NË FACEBOOK