Lajme
Vlora nuk gjen qetësi, sërish e përmbytur pas shirave (VIDEO)

Vjeshta dhe dimri do të jenë të vështira për qytetarët e Vlorës, të cilët duhet të përballen me përmbytjet sa herë që ka reshje shiu.
Reshjet e shiut qe kanë rënë gjatë mbrëmjes dhe me intensitet të lartë kanë sjellë sërish përmbytje në disa rrugë, transmeton Klan Kosova.
Top Channel ka përgatitur një kronikë ku mund të shihet situata e rënduar duke vështirësuar edhe qarkullimin e automjeteve.
Si çdo herë më problem ngelet zona e Skelës si dhe lagjja ‘28 Nëntori’ ku aktualisht niveli i ujit arrin deri në 50 centimetra.
Edhe pse punonjësit e ujësjellës kanalizimeve janë në terren për normalizimin e situatës, gjendja mbetet problematike.
klankosova.tv





















