Sport
Villa ndjen keqardhje pse nuk luajti asnjëherë në këtë ligë

Sulmuesi legjendar spanjoll aktualisht luan për skuadrën japoneze Vissel Kobe, pjesë e së cilës është edhe Andres Iniesta.
Kanë mbetur edhe tri ndeshje nga sezoni në ligën e Japonisë, pesë të gjitha së bashku nëse ai dhe shokët e skuadrës së tij fitojnë në gjymsëfinale të Kupës së Perendorit, para se karriera e tij prej futbollisti të përfundojë.
“Unë do të doja të kisha luajtur në Premierligë”, ka zbuluar Villa, përcjell lajmi.net.
“Por unë i mora vendimet dhe nuk do të ishte mirë të them se më mungon diçka kur pata një karrierë të kompletuar”.
Villa shton se ka qenë me fat në ato që ka arritur.
“Kam qenë shumë me fat për atë që kam përjetuar. Unë nuk do të ndryshoja asgjë”./Lajmi.net/





















