Connect with us

Kosovë

Vetëvendosjes i shtohet edhe një deputet

Publikuar

Me numërimin e gjitha votave të Diasporës, Lëvizjes Vetëvendosje i është shtuar edhe një deputet, transmeton Periskopi.

Albulena Haxhiu ka thënë se VV do t’i ketë 32 deputetë.

Nga 2039 vota të pranuar për t’u numëruar, të vlefshme kanë qenë 1992, dhe nga to Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 1154 vota, e pasuar nga LDK-ja me 395, PDK-ja me 276, koalicioni AAK-PSD me 79 ndërsa koalicioni NISMA-AKR-PD ka marrë vetëm 26 vota.

Arta Bajralija nga Kamenica është deputetja e 32-të më e votuar e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila i bashkëngjitet 31 deputetëve të tjerë të këtij subjekti në legjislaturën e gjashtë të Kuvendit.

Ja postimi i plotë i Haxhiut:

32 deputetë do ta përbëjnë grupin parlamentar të Lëvizjes VETËVENDOSJE! ❤

Falemnderit përzemërsisht për mbështetjen qytetarë të dashur që jetoni në Kosovë dhe ju mërgata jonë për mbështetjen e fuqishme.

Mbështetjen, do t’ua kthejmë me shërbim e përfaqësim dinjitoz!

 

NA NDIQ NË FACEBOOK