Connect with us

Kosovë

Vendos gjykata: Trumpi duhet t’i dorëzojë kthimte nga taksat e tij

Publikuar

Një gjykatë në Nju Jork ka vendosur që presidenti amerikan Donald Trump duhet të dorëzojë kthimet nga taksat te prokurorët e shtetit pasi e humbi apelin e tij.

Ndërkohë, shkrimtarja E Jean Carroll, që e akuzoi atë për ngacmim seksual, e paditi presidentin për shpifje dhe denigrim të karakterit.

Presidenti ndërkohë ka vazhduar të çirret në lidhje me hetimin për shkarkim nga Kongresi, duke kërkuar që sinjalizuesi i CIA-s që ngriti alarmin në lidhje me shantazhin e tij ndaj presidentit ukrainas, të dëshmonte para kongresit, shkruan Independent, përkthen Periskopi.

Ai më tej iu bëri thirrje medieve që të ekspozonin identitetin e tyre ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që të mbyllte qeverinë si pasojë e këtij investigimi.

Komiteti i udhëhequr nga Demokratët e kishte të pamundur të vazhdonte seancat në Capitol Hill gjatë ditës së sotme. Kjo pasi katër njerëzit që parashiheshin të invervistoheshin para panelit – në akord me këshillën e Shtëpisë së Bardhë – refuzuan të paraqiteshin.

Presidenti Trump është në tubimin e radhës në Lexington të Kentuckyt me mbështetësit e tij. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK