Connect with us

Kosovë

Vendi mysliman dënon me vdekje shtatë islamistë mbi sulmin në një kafene

Publikuar

Shtatë islamistë janë dënuar me vdekje për sulmin e vitit 2016 në një kafene në kryeqytetin e Bangladeshit ku mbeten të vdekur 22 vetë, shumica të huaj.

Sulmi në Holey Artisan cafe në Dhaka ishte bërë nga një grup prej pesë burrash, që i kishin marrë myshterinjtë si pengje.

Tetë njerëz u gjykuan mbi akuzat për planifikimin dhe zhvillimin e sulmeve me armë. Njëri prej tyre u shfajësua.

Beteja dymbëdhjetë orëshe ishte sulmi më vdekjeprurës terrorist në Bangladesh. Shumica e viktimave ishin nga Italia dhe Japonia, shkruan BBC, përkthen Periskopi.

Për sulmin përgjegjësia u mor nga Shteti Islamik [ISIS], por Bangladeshi nuk e pranoi një gjë të tillë, duke deklaruar se kishte prova për një grup militant vendor.

Që nga ai sulm, autoritetet nga Bangladeshi kanë bërë masa brutale kundër militantëve. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK