Kosovë
Vdekje e dyshimt në Prishtinë

Një vdekje e dyshimt ka ndodhur sot në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë.
Ky lajm është bërë i ditur nga zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ajo për Periskopin tha se Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes dhe se viktima është një mashkull.
“Sot rreth ores 13:00 kemi pranuar informaten për një vdekje të dyshimt, në rrugën Agim Ramadani në Prishtinë. Menjëherë në vend ngjarje kanë dalë njesitet e nevojshme dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës(mashkull). Me rastin po merren njësite përkatese policore.”, tha Ahmeti për Periskopin






















