Connect with us

Lajme

Vazhdojnë kërkimet në Durrës – dyshohet për një trup të ngecur brenda gërmadhave (VIDEO)

Publikuar

Ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet e tyre në Durrës pasi që dyshohet se një trup ende ndodhet brenda rrënojave.

Kështu tha gazetari Kushtrim Sadiku në një lidhje direkte në Klan Kosova, i cili shtoi se i gjithë qyteti është boshatisur për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi këtë qytet.

“Ekipet e specializuara nga Kroacia, Mali i Zi dhe Serbia janë duke vazhduar operacionet e tyre. Është nuhatur se mund të ketë një trup brenda gërmadhave dhe po kërkohet edhe më tutje për ta gjetur”.

“Durrësi tani ngjanë me një ‘ghost city’ – është i boshatisur fare asgjë nuk është duke funksionar përveç qendrave humanitare”.

klankosova.tv

NA NDIQ NË FACEBOOK