Connect with us

Lajme

UT e përmbylli me sukses projektin IFCHEESE të financuar nga Bashkimi Evropian

Publikuar

Universiteti i Tetovës, përkatësisht Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, së
bashku me dy universitete nga Republika e Turqisë, respektivisht Universitetin e Ardahanit dhe Universitetin Munzur, si dhe disa institucione arsimore e shkencore nga Qiproja, Hungaria dhe Greqia e përmbyllën me sukses projektin për djathin, të titulluar – “Fokusi inovativ i djathërave malorë të kombinuar me bimë aromatike duke ruajtur metodat tradicionale të prodhimit IFCHEESE “.

Takimi përmbyllës i këtij projekti u zhvillua në Universitetin e Ardahanit ku morën pjesë
përfaqësues nga të gjitha institucionet pjesëmarrëse në këtë projekt. Universiteti i Tetovës, në këtë ngjarje u përfaqësua nga prodekani për Shkencë i Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore dhe të Ushqyerit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani dhe dy studentet e këtij fakulteti, Arbesa Ziberi dhe Anila Pollozhani.

IFCHEESE, për synim ka pasur mbrojtjen e metodave tradicionale të prodhimit të djathërave të kombinuar me bimë aromatike dhe mjekësore, duke krijuar dhe mbrojtur prodhuesit lokalë të djathërave të gjinisë femërore në fermat e vogla dhe duke krijuar teknika të reja të marketingut në zonat urbane nga zonat rurale për të aplikuar e-platformën komerciale, që do të synojë ofrimin e djathit tradicional. Përveç mbrojtjes së metodave të vjetra të prodhimit të djathërave, gjithashtu ka bërë edhe dokumentimin e
prodhimit të metodave të vjetra dhe prodhimin e metodave inovative të djathërave duke përdorur bimë nga vende të ndryshme ku realizohet ky projekt.

Prodekani për Shkencë dhe njëherësh koordinator i projektit, Doc. Dr. Erhan Sulejmani potencoi se gjatë realizimit të këtij projekti është konstatuar se Tetova dhe Pollogu në aspektin e biodiversitetit dhe bimëve endemike janë ndër rajonet më të pasura të Maqedonisë së Veriut. Sipas tij, qumështi dhe produktet e qumështit të prodhuar me metoda tradicionale janë në kërkesë të madhe jo vetëm në vend, por edhe jashtë tij. Ai, gjithashtu tha se me projektin për djathin “IFCHEESE”, jo vetëm që kanë filluar të
prodhohen djathëra funksionalë, te kombinuar me bimë aromatike, por janë realizuar edhe dy tema magjistrature të financuara nga projekti, duke rezultuar me publikime në konferenca dhe revista shkencore prestigjioze.

Projekti IFCHEESE ka filluar në nëntor të vitit 2017 dhe është financuar nga Bashkimi Evropian përmes Programi Youth Erasmus + dhe Programet Youth KA2 Partneritet Strategjike 2017 / R1.
.

Lajme15 minutes ago

Aleanca i bashkohet protestës së PDK-së, Kadrijaj: Albin Kurti po mendon që është njëfarë shefi

Maqedoni2 hours ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

Shqipëri2 hours ago

Lufta SHBA-Iran, nafta kap çmimin rekord, shkon në rreth 92 dollarë për fuçi! Skenarët e frikshëm të rikthimit te 100 USD

Lajme3 hours ago

Nexhmedin Spahiu e qarkullon emrin e vet për President: Veç një njeri serioz mundet me marrë këtë detyrë në këtë katrahurë

Maqedoni4 hours ago

Mushkonjat pushtojnë Shkupin, qytetarët: Gjendja është përkeqësuar

Shqipëri5 hours ago

Talenti shqiptar i Kombëtares U-19 i papërmbajtshëm, turpëron me një “shuplakë” golash Bajernin e Mynihut!

Lajme6 hours ago

Çka është LPK për Jusuf Buxhovin? “Grupacion ideologjik – Si u themelu LDK, kaluan aty”

Maqedoni7 hours ago

Në rajonin e Gostivarit,159 nga 317 mostra të ujit nuk i plotësojnë parametrat

Shqipëri7 hours ago

“Këmbanat” e Lagarde për ekonominë e Evropës: 3 shtyllat e rritjes po shemben, ja si të mos humbet treni i revolucionit dixhital!

Lajme8 hours ago

“Do të dalim në rrugë”, Kadrijaj: Kurti po i bën interpretimet sipas qejfit të tij

Maqedoni10 hours ago

Mickoski: Kërkojmë zgjidhje për BE-në, por qeveria e kaluar na la një pozicion krejtësisht tradhtar dhe humbës

Lajme10 hours ago

MPB: Qytetarët të mos hapin mesazhe të rreme që pretendojnë se janë dërguar nga “Qyteti i Sigurt”

NA NDIQ NË FACEBOOK