Connect with us

Lajme

UEFA në Tiranë për Arenën Kombëtare

Publikuar

Shqipëria do të presë Francën kampione të botës në stadiumin e ri kombëtar, në një ditë ku të pranishëm në impiant do të jenë të pranishëm përfaqësues të rëndësishëm të politikës në vend, por edhe të qeverisë evropiane të futbollit.

Pikërisht, kjo e fundit ka sjellë në vendin tonë prej ditësh një përfaqësi të deleguarish, të cilët po monitorojnë dhe instruktojnë detajet e fundit të ndërtimit të impiantit të ri, por jo vetëm: Çdo detaj! Sigurisht, e gjithë kjo lidhet me praninë në inaugurimin e stadiumit, shkruan panorama.al, transmeton klankosova.tv.

Mbledhjet

Prej disa ditësh, UEFA po monitoron deri në detaje të gjithë përfundimin e punimeve në stadiumin e ri kombëtar. Duke qenë se po afron data 17 nëntor, koha shtrëngon dhe gjithçka duhet të bëhet gati fillimisht për të dielën, në sfidën testuese ose të kolaudimit të impiantit mes Vllaznisë dhe Apolonisë, e vlefshme për kampionatin e femrave në Shqipëri. Në vendin tonë, ambientet e stadiumit shndërrohen shpesh në vend mbledhjesh, teksa për çdo punim që është në përfundim e sipër, nga UEFA lihen edhe detyra apo afate.

Gjithashtu, edhe në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit, prania e punonjësve të deleguar të UEFA-s apo edhe e drejtuesve të Policisë së Shtetit ka qenë e shpeshtë në ditët e fundit për të definuar çdo detaj të organizimit si edhe të sigurisë, si për pjesën e jashtme të impiantit, hyrjet apo kontrollet e tifozëve apo edhe për sigurinë dhe komoditetin e tyre në ambientet e brendshme, në shkallë dhe stolat përkatës.

ALEKSANDËR CEFERIN

Prania e konfirmuar e numrit një të UEFA-s, Aleksandër Ceferin, dhe e shumë anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv të këtij institucioni, sigurisht që e ka shtuar edhe dozën e kujdesit përpara ndeshjes. Kjo, e shoqëruar edhe me praninë e kampiones së botës, kërkon vëmendje të veçantë.

Së fundmi, Kryeministri Edi Rama ka ndarë në faqen e tij në “Facebook” foto të punimeve të fundit, teksa sheshi hyrës para stadiumit po përfundon së shtruari me pllaka. Gjithashtu, krahas punimeve të fundit në impiant, po punohet intensivisht edhe për sheshimin e ambienteve që rrethojnë stadiumin e ri kombëtar.

klankosova.tv

Shqipëri28 minutes ago

Rusia mobilizon 600 mijë ushtarë, Kievi: Moska kërkon trupa të rinj pas humbjeve në front

Bota60 minutes ago

Gatishmëria e Vuçiq për varrim “civilizues” të Mlladiqit, Bruksel thotë se glorifikimi i kri’minelëve s’ka vend në BE

Bota1 hour ago

Ministrja serbe e Energjisë thotë se SHBA’ja ia ka zgjatur edhe për një muaj NIS’it licencën e punës

Maqedoni2 hours ago

Ademi: 3 goditje në një ditë – Mbyllet paralelja në shqip, 9 shqiptarë nga 310 te pranuar në Akademi dhe glorifikohet krimineli i luftës Mlladiq

Shqipëri2 hours ago

Problemi në sistemet e trafikut ajror, reagon TIA: Pasagjerët e prekur nga vonesat po asistohen

Lajme3 hours ago

Reagon VLEN: Dënojmë glorifikimin e kriminelëve të luftës

Shëndetësi4 hours ago

Ministrja Sala mes 100 grave më me ndikim në onkologji, Richard Grenell vlerëson punën e saj në luftën kundër kancerit: Urime dhe popullit shqiptar!

Lajme4 hours ago

Mexhiti: Miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Turqisë mbetet një urë e fortë bashkëpunimi

Maqedoni4 hours ago

Policia e arreston suedezen në “Tabanoc”, voziste veturën me 175 km/h

Lajme5 hours ago

Thaçi: Mickovski sillet si të jetë kryeministër vetëm i maqedonasve, i ka harruar shqiptarët

Shqipëri5 hours ago

Vetëm 9 studentë shqiptarë në Shkollën e Policisë në Shkup, opozita shqiptare akuzon qeverinë për diskriminim

Kosovë6 hours ago

“Nëse dëshiron, mund ta bëj më institucional…”, Haxhiu me inteligjencë artificiale shkruan komunikatën për gjeneralët e rinj

NA NDIQ NË FACEBOOK