Connect with us

Sport

Tuchel thumbon Zidane, për Mbappe: Njerëzit pëlqejnë atë që nuk mund ta kenë

Publikuar

Zidane ka dhënë komente pozitive për Mbappe, duke shprehur gjithë dashurinë e tij për të, duke nxitur kështu shumë zëra.

Këtyre komenteve u është përgjigjur me buzëqeshje Thomas Tuchel, trajneri i PSG, i cili ka thënë se njerëzit pëlqejnë atë që nuk mund të kenë.

“Nuk e di sa në dashuri është Zidane me Mbappe, por ne vërtetë i duam lojtarët tonë” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Gjëja më e rëndësishme është se ai është lojtari jonë. Ne jemi të lumtur që e kemi atë. Kur nuk mund të kesh gjërat që do, atëherë i do edhe më shumë” ka shtuar gjermani.

PSG dhe Real Madrid do të vihen përballë njëra tjetrës këtë mesjavë, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK