Connect with us

Kosovë

Trump kërcënon se do t’i ndalë fondet për shuarjen e zjarreve në Kaliforni

Publikuar

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka kërcënuar se do t’i ndërpresë fondet shtetërore për fikjen e zjarreve në Kaliforni gjatë një grindjeje me guvernatorin e këtij shteti në Twitter.

Rreth 40 mijë hektarë tokë janë shkatërruar nga zjarret në javët e fundit në Kaliforni, ndërsa mijëra banorë janë detyruar të zhvendosen nga vendbanimet e tyre, shkruan BBC.

Presidenti Trump e fajësoi guvernatorin demokrat të Kalifornisë, Gavin Neësom, duke thënë se ai ka bërë punë të tmerrshme sa i përket menaxhimit të pyjeve.

“Për çdo vit, kur zjarret shpërthejnë e Kalifornia digjet, ndodh e njëjta gjë. Ai vjen në qeverinë federale dhe kërkon ndihmë $$$. Jo më. Organizoje punën tënde, guvernator”, shkroi Trump në Tëitter.

Në anën tjetër, guvernatori Neëson, i cili vazhdimisht i ka kritikuar politikat mjedisore të presidenti amerikan, u kundërpërgjigj: “Ti nuk beson në ndryshimet klimatike. Je i liruar nga kjo bisedë”.

Ndryshe, sipas një hulumtimi, rritja e temperaturave për shkak të ngrohjes globale po shkakton zjarre të mëdha në Kaliforni, pavarësisht reshjeve të dimrit të kaluar. Kjo ka ndodhur për shkak se moti i thatë ndikon që vegjetacioni të thahet dhe të jetë më i ndezshëm.

NA NDIQ NË FACEBOOK