Connect with us

Sport

Trajneri i Maqedonisë së Veriut ka dy fjalë për Kosovën

Published

on

Trajneri i Maqedonisë së Veriut Igor Angellovski pas ndeshjes deklaroi se beson shumë se do ta eliminojnë Kosovën në gjysmëfinalen në kuadër të Ligës së Kombeve, që do të zhvillohet në mars të vitit 2020.

“Për play offin me Kosovën, shpresojë të llogarisim në të gjithë futbollistët dhe se nuk do të na përsëritet kjo seri me futbollistë të lënduar.

Tani kemi fituar shumë futbollistë të rinj. Jam i mendimit se po që se me Kosovën, do të jemi komplet dhe jemi në nivelin tonë më të mirë. Kemi gjasa të mëdha të kualifikohemi”, tha Angellovski pas mbylljes së ndeshjes eliminatore me Izrealin.Maqedonia e Veriut me këtë fitore renditet në vendin e tretë me 14 pikë në grupin G, duke mos arritur kualifikimin direkt në “Euro2020”.

Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk arritën që përmes grupeve të arrijnë kualifikimin në “Euro2020” dhe do të tentojnë përmes Ligës së Kombeve.

Ndryshe, shtatë futbollistë shqiptarë janë pjesë e skuadrës së Maqedonisë së Veriut, si dhe ndihmës i parë i përzgjedhësit, Angellovski, është trajneri i mirënjohur shqiptar Xhengis Rexhepi.

SHPËRNDAJE ME MIQ!
Advertisement

MË TË LEXUARAT

Portali Zyrtare u themelua nga një grup gazetarësh të rinjë në vitin 2018. Të motivuar nga nevoja për lajme të shpejta dhe të vërteta, në Maqedoni, ndër shqiptarë dhe për shqiptarët – Zyrtare nuk ishte veçse një kërkesë e kohës. Kontakt e-mail: portali.zyrtare@gmail.com Shared By Fancy Text Generator

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com