Connect with us

Sport

Trajneri i Golden State ngrit në qiell LeBron James: Atleti më i mirë që ka shkelur këtë planet

Publikuar

James dhe Kerr ishin rivalët e njëri tjetrit në edicionet e fundit në NBA, kur ‘Mbreti James’ ishte pjesë e Cleveland Cavaliers dhe përballej në tri finale me Golden State.

Përkundër rivalitetit, trajneri i GSW nuk ka kursyer lëvdatat për James.

“Me shumë gjasë, atleti më i mirë që ka shkelur ndonjëherë në këtë planet” është shprehur Kerr, i pyetur për James, transmeton lajmi.net.

James po vazhdon me performanca të jashtëzakonshme edhe në edicionin e tij të 17-të, tashmë me fanellën e LA Lakers. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK