Lajme
Tragjike/ Po kalonte rrugën, makina përplas për vdekje këmbësorin në autostradë

Një aksident i rëndë është regjistruar pak minuta më parë në autostradën Tiranë-Durrës, pranë mbikalimit të Shkozet.
Mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor i cili po kalonte rrugën.
Ndërkaq, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
Informacion paraprak:
“Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën TR-DR, shtetasi Sh. Sh. i datëlindjes 1982, duke drejtuar mjetin Fiat ATP me targa Italiane EV 310 KF, ka aksindetuar me pasojë me vdekje shtetasin këmbësor i paidentifikuar, drejtuesi i mjetit ndodhet ne vendngjarje.”-njofton policia./CNA.al
















