Kosovë
Tragjike/ Dy të rinjtë nga Kosova gjenden të pajetë nën tavolinën e bukës

Thellohet bilanci i tragjedisë së sotme që u shënua nga tërmeti i fuqishëm 6.4 i shkallës Rihter. Deri më tani, janë raportuar 20 viktima.
10 viktima janë shënuar në Durrës dhe 10 në Thuman. Dy të rinj në Thumanë janë gjendur të pajetë poshtë tavolinës së bukës, ku kishin shkuar për t’u mbrojtur nga tërmeti.
Ata nuk janë identifikuar ende dhe trupat e tyre nuk janë nxjerrë nga rrënojat. Po ashtu, dyshohet se familja Cara prej 7 a 8 anëtarësh, mund të jetë shuar. Nga ta, vetëm një prej tyre është shpëtuar.
Në gërmadhat e hotelit “Tropikal” në Durrës është nxjerrë trupi i pajetë i një 24 vjeçari nga Kosova, Isa Abazi. Është konfirmuar tashmë se vëllai i tij, Shemsedini, ka humbur jetën.
















