Connect with us

Lajme

Tragjedi në familjen Karanxha, shuhet nëna dhe vajza, kohë më parë ndërroi jetë dhe dhëndri

Publikuar

30-vjeçarja Diena Karanxha ja doli që të dalë gjallë nga rrënojat e tërmetit, por ajo humbi jetën pak orë më vonë në spital.

Ajo humbi edhe vajzën e saj 8-vjeçare në rrënojat e shtëpisë së tyre të shembur në Durrës pas tërmetit 6.4 ballë që tronditi Shqipërinë mëngjesin e sotëm.

Më herët policia kishte njoftuar se “pas shkollës së “Mjeshtërisë” në rrënojat e një pallati 6-katësh, pas 14 orë përpjekjesh, forcat speciale Renea, bënë të mundur nxjerrjen e 30-vjeçares e cila është dërguar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore. 2 orë më herët RENEA kishte nxjerrë edhe vajzen e saj të mitur 8-vjeçare, e cila kishte humbur jetën.

Familja Karanxha ka pësuar nje tragjedi të vërtete, duke qene se pak kohe me parë Diena kishte humbur bashkeshortin, ndërsa sot humbi vajzën dhe ju bashkua familjes edhe vete.

Ne vitin 2015 ajo kishte lene nje shenim ne Facebook dedikuar bashkeshortit te saj qe kish nderruar jete.

“Mendoja gjithmone qe zoti me kishte dhene shume lumturi,duke pasur nje shok e nje bashkeshort si Dori im,por jeta qenka nje sprove e vertete. Me mungon shume bebi im”, shkruante ajo.

NA NDIQ NË FACEBOOK