Connect with us

Kosovë

Trafiku Urban ndalon qarkullimin e autobusëve për shkak të sulmeve me vezë

Publikuar

Trafiku Urban në Prishtinë ka ndaluar qarkullimin e autobusëve për arsye të disa sulmeve nga disa grupe të rinjësh, shkruan Periskopi.

Sipas faqes zyrtare të NPK “Trafikut Urban” Prishtinë qarkullimi është ndalë nga ora 21:15.

“Informim për ndërprerje të qarkullimit të autobusëve të NPK “Trafikut Urban” Prishtinë. Me keqardhje i informojmë qytetarët se për shkak të sulmeve dhe sjelljeve vandale nga disa grupe te rinjsh, u detyruam të ndërprehet qarkullimi në ora 21:15, në mënyrë që të evitohet dëmtimi i autobusëve të ndërmarrjes”, thuhet në këtë reagim

Lidhur më këtë ka reaguar edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahemti duke thënë se kështu nuk festohet Halloëeen askund.

“Kështu nuk festohet Halloween askund! Festa është e fëmijëve me lëpiska e bonbone. Mos gjuani makinat!”, ka shkruar Ahmeti.

Autobusi dyshohet se u dëmtua nga fëmijët të cilët e kanë gjuajtur me ve./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK