Lajme
Tirana përzgjidhet “Kryeqytet Evropian i Rinisë” për vitin 2022

Kryeqyteti i Shqipërisë Tirana, është përzgjedhur “Kryeqytet Evropian i Rinisë”, për vitin 2022.
Përzgjedhja është bërë nga Forumi Evropian i të Rinjve.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama.
Ndarja e çmimit është bërë në patronatin e presidentin të Francës Emmanuel Macron, në qytetin francez Amiens, që ka marrë ketë çmim për vitin 2020.
Me këtë rast kryetarja e Forumit Evropian të të Rinjve, Carina Autengruber, tha se kryeqyteti shqiptar do të synojë të adresojë të gjitha nevojat e të rinjve.
“Tirana do të ketë një program ambicioz që do të synojë të adresojë nevojat e të gjithë të rinjve të saj, duke mbrojtur arsimin joformal dhe të përpiqet të lidhë qytetin dhe rininë e tij me vlerat evropiane “.


















